MOSKË- Kremlini përgënjeshtroi sot çdo përfshirje në takimin, në vitin 2016, mes djalit të madh të presidentit amerikan, Donald Trump dhe një avokateje ruse duke e cilësuar këtë ngjarje si skandalin e fundit për ekipin Trump.

“Ne e kemi thënë tashmë që nuk jemi absolutisht në dijeni të kësaj historie. Ne nuk kemi pasur kurrë kontakte me këtë avokate dhe nuk kemi asgjë për të thënë për këtë histori”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

”Çështja të kujton një histori që zgjat që prej shumë kohësh, në gjendje për të kokurruar historitë më popullore që zhvillohen në SHBA. Por, nuk duhet të na përfshini në një histori të tillë, ne nuk kemi marrë pjesë dhe nuk do të marrim kurrë”, shtoi ai.

Donald Trump Jr. theksoi se kishte takuar, në qershor të vitit 2016, avokaten ruse Natalia Vesselnitskaja.

Kjo e fundit ishte prezantuar në një email për Trump Junior shkruar nga një mik i familjes Trump, ish-gazetar britanik dhe menaxher, Rob Goldstone, si një avokate e qeverisë ruse që posedonte informacionet potencialisht kompromentuese për Hillary Clinton.

Zbulimi i rrethanave të këtij takimi, që u zhvillua në qershor 2016 në Nju Jork, ka rritur dyshimet e atyre që tremben se rrethi i parë i presidentit amerikan të jetë koordinuar me Rusinë, ku ka tentuar ta bëjë, për të mundur kandidaten demokrate për Shtëpinë e Bardhë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb