TIRANE- Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu teksa ishte pjesë e emisionit ‘Të Paekspozuarit’ në ‘News24’ pohoi se në telefon i kishin sjellë një foto ku shihej Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn dhe miliarderi George Soros.

Ai me ironi iu kundërpërgjigj kështu dhe letrës publike që Hahn i dërgoi sot shqiptarëve, ku ky i fundit kritikoi vendimin e opozitës për bojkotin e zgjedhjeve, shkruan ‘BalkanWeb’.
spahiu publikpon foto
Kreshnik Spahiu:
Sapo më nisën një foto të komisionerit Hahn me George Soros.
Ylli Rakipi: Kjo është rastësore. Dhe unë kam bërë foto me Gerge Soros
Kreshnik Spahiu: Jo nuk thashë gjë.

Më herët Spahiu tha se “Duket që Hahn, nuk han pykë fare në kërkesat popullore dhe jo të PD-së, se nuk është kërkesë e PD-së. Hahn nuk e ka idenë fare se çfarë po ndodh me zgjedhjet, se ndërkombëtarët nuk i kërcet fare për të drejtat e njeriut, por kanë vetëm një problem: stabilitetin”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb