Kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, i pranishëm në studion e “Të PaEkspozuarit” në News24 ku në fokus të bisedës është roli i ndërkombëtarëve në ngërçin politik në Shqipëri, tha se nuk është pajtuar me vetëm një gjë me Partinë Demokratike që në fillim.

Spahiu tha se edhe PD, pavarësisht qëndrimit mbështetës të ndërkombëtarëve ndaj qeverisë, i ka mbajtur ison, dhe i ka hiperbolizuar këta të fundit, shkruan ‘BalkanWeb’

“Nuk jam pajtuar me  një gjë me PD që në fillim. Se dhe PD i mban ison ndërkombëtarëve, duke i hiperbolizuar ata, që duket sikur i vënë vulën procesit të zgjedhjeve në Shqipëri. Kanë që në fillim që ftojnë të huaj në çadër. OSBE/ODIHR duhej të përcillej me kohë nga Shqipëria. Hahn nuk e ka idenë fare se çfarë po ndodh me zgjedhjet, se ndërkombëtarët nuk i kërcet fare për të drejtat e njeriut, por kanë vetëm një problem: stabilitetin. Për stabilitetin i vënë flakën të gjitha parimeve njerëzore. Hahn është 100% gabim,” tha Spahiu.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: