Gjatë stinës së verës, temperaturat e larta, pakujdesia e njerëzve, por dhe zjarre të qëllimshme kanë bërë që masive të tëra pyjore të Zonave të Mbrojtura të rrezikohen nga djegia.

Vetëm gjatë muajit korrik numërohen 20 raste zjarresh, dy prej të cilëve këtë fundjavë në Parkun
Kombëtar të Dajtit.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, AKZM, i bën thirrje Komunitetit dhe Vizitorëve të Zonave të Mbrojtura të bëjnë kujdes në këtë stinë të nxehtë vere, pasi një paskujdesi e vogël mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme.

“Ju lutemi turistëve, por dhe komunitetit për asnjë arsye të mos ndezin asnjë zjarr, në këto ditë të nxehta, pasi shkëndija më e vogël mund të shkaktoj një zjarr të paimagjinueshëm. Parqet Kombëtare, Zonat e Mbrojtura janë kryesisht terrene të thyera malore, ku zjarrfikset dhe mjete të tjera e kanë të vështirë të hyjnë dhe zjarret janë fikur kryesisht nga vet punonjësit tanë, të cilët janë gjithë kohën në terren dhe më ndihmën e komunitetit i kanë në monitorim të plotë zonat. Në disa raste kemi kërkuar dhe ndihmën e helikopterit”, tha drejtori i AKZM-së Zamir Dedej.

Fundjava që shkoi ka shënuar 2 zjarre në Parkun Kombëtar të Dajtit. Njëri pranë vendit të quajtur Antenat dhe tjetri në Malin e Derjes. Punonjësit e AdZM-së Tiranë dhe mjetet e Drejtorisë së Emergjencave Civile luftuan me orë të tëra me zjarret dhe mundën t’i fiknin.

“I bëjmë thirrje komunitetit, vizitorëve që të tregohen shumë të kujdesëshëm këtë stinë, pasi rasti i fundit i zjarrit te Antenat në Parkun Kombëtar të Dajtit na revoltoi. Shkak ishte një zjarr i ndezur nga nje grup pushuesish, të cilët kishin fjetur aty me çadra gjatë natës dhe në mëngjes ishin larguar pa e fikur plotesisht. Sipërfaqja e djegur është e vogël, po rreziku ishte potencial, po të kapte antenat. Terreni është i thyer dhe mund të hynin vetëm punonjësit e AdZM-së. Zjarri u izolua pas disa orësh nga helikopteri. Dhe një herë ju bëjmë thirrje pushuesëve dhe komunitetit që të tregojnë Kujdes, pasi një pakujdesi e vogël shkatërron masive të tëra pyjore, të cilët natyra i ka krijuar prej shekujsh, por dhe komuniteti rrezikon pasurinë e vet, të cilën e ka vënë me mund”, tha drejtori i AdZM-së, Ilir Vishkurti.

Zbatimi i këtij plan-masash nga Administratat e Zonave të Mbrojtura (AdZM) në bashkëpunim me të gjitha instuticionet e përmendura më lart dhe komunitetin e zonës edhe pse në një numër të pakët të punonjësve si dhe monitorimi i vazhdueshëm i zonave të mbrojtura, ka dhënë rezultatet e pritshme në ato zona që kemi pasur raste të rënies së zjarreve brenda Zonave të Mbrojtura, duke i evidentuar në kohë dhe minimizuar dëmet me anë të izolimit e deri në fikjen e zjarreve.

Për shkak të temperaturave të larta dhe mundësisë për shfaqje të zjarreve i gjithë personeli i AdZM-ve është në gadishmëri për çdo eventualitet.

Për periudhën Janar-Korrik 2017, në Zonat e Mbrojtura kemi pasur 20 raste të rënies së zjarrit, kjo e ndarë sipas qarqeve:

Në Qarkun Dibër 4 raste zjarri
– Një rast zjarri në Zonën e Mbrojtur Parku Natyror “Korab Koritnik” më datë 10.07.2017 ku zjarri ka përshkruar një sipërfaqe prej 3.4 Ha ku 2.1 në Pishe të zezë dhe 1.3 ha në shkurre.
– Tre raste zjarri në PM “Mali me Gropa Bizë- Martanesh më datë 10.07.2017, 12.07.2017 dhe deri tani tani janë djegur rreth 33.5 ha pasi zjarri vazhdon edhe sot. Punonjësit tanë janë aktualisht në zonë duke punuar për shuarjen e tij.
– Në Qarkun Dibër në vendin Ballenjë më 21.07.2017 zjarri është i izoluar dhe ka djegie brenda parcelave. Po monitorohet nga afër nga punonjësit e AdZM-se Dibër.
– Në vendin Lurë sipas informacionit të Drejtorit të AdZM-së Dibër zjarri është i fikur.

Në Qarkun Korçë 1 rast zjarri
– Kemi patur një rast të rënies së zjarrit më datën 12.07.2017, në Zonat e Mbrojtura PK “Prespë” me një sipërfaqe të përshkruar nga zjarri 205 Ha me pyje dushku.

Qarku Kukës 3 raste të rënies së zjarrit
– Në PK “Valbonë” në vendin e quajtur Klysyrë Margegaj Tropojë është shfaqur një rast të rënies së zjarrit i cili ka përshkruar një sipërfaqe prej 200 m2 ku ky zjarr është lokalizuar menjëherë dhe është fikur, më datën 14.07.2017 sapo jemi njoftuar që ka rënë një zjarr në PK “Valbonë” ku zjarri vazhdon dhe po punohet nga ana e jonë për shuarjen e tij.
– Në Qarkun Kukës, në PK “Valbonë”, në vendin e quajtur Rrasa Peçe është shkaktuar një zjarr nga rrufeja ne dt. 21.07.2017, në mbremje vonë, dt 21.07.2017.
– Sipas informacionit te marre nuk ka problem perhapje. Zjarri ka pershkuar rreth 100 m2.

Në Qarkun Tiranë 5 raste të rënies së zjarrit
– Rënie të zjarrit kemi patur më datat 22.03.2017, 25.03.2017, 11.07.2017 në Zonat e Mbrojtura Mali i Dajtit dhe në Malin me Gropa Bizë Martanesh ku zjarri ka përshkruar një sipërfaqe prej104.5 Ha pa dëm ekonomik.
– Në Qarkun e Tiranës në Zonen e Mbrojtur Mali i Dajtit zjarret aktualisht janë të fikuara. Zjarri në vendin e quajtur tek Antenat ra më 23. 06.2017 ora 12.55, ka përshkruar një sipërfaqe prej 0.2 Ha të pylli me llojin Ah. Në ndihmë erdhën forcat e policisë, emergjencat civile me zjarrfikse dhe helikopteri.
– Te vendi i quajtur Mali i Derjes më dt 21.07.2017 zjarri ka përshkruar nje siperfaqe prej 20 Ha të pyllit me lloje Halor dhe Fletore. Tashmë është fikur Në Qarkun Vlorë 4 raste të rënies së zjarrit
– Rënie të zjarrit kemi patur më datat 05.03.2017, 15.03.2017, 11.06.2017 në kullota me një siperfaqe të djegur 3.1 dhe në pyje 2.5 ha dhe më datë 11.07.2017 në Zonën e Mbrojtura Butrint, në Malin e Miles ku zjarri ka një sipërfaqe të përshkruar nga zjarri 195 Ha.

Në Qarkun Lezhë kemi 1 rast zjarri
– Në ZM “Bjeshkët e Oroshit” me datë 13.07.2017 i cili vazhdon ku deri tani zjarri ka përshkruar një sipërfaqe prej 100 ha me pishë të zezë. Vazhdon operacioni për vënien nën kontroll të zjarrit.

Në Qarkun Shkodër kemi 1 rast zjarri
– Zjarrin e rënë në Qarkun e Shkodrës 21. 07.2017 në Velipojë tek Mali Kolaj ka përshkruar një sipërfaqe prej 4 Ha te llojit Shkurre dhe për momentin është i izoluar dhe po monitorohet nga 17 punonjës, Drejtori i AdZM-së Shkodër dhe nga banorët e zonës. Për izolimin e zjarrit erdhi një zjarrfikse, duke patur vështirësi të hyjë në terren.

Në qarqet Berat, Elbasan dhe Shkodër
ka patur vatra të vogla zjarri por ndërhyrja e menjëhershme e personelit të AdZM-ve ka bërë lokalizimin e menjëhershëm të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: