Nga: Enida HIMAJ

Eljo Hysko prej disa ditësh bashkë me 2.200 të rinj është në kampin e Jalës. Duket se tashmë “lufta” me LRI-në ka përfunduar dhe kryetari i FRESSH-it shprehet se gjithçka po ecën më së miri në këto ditë. Në një intervistë dhënë për “Summer Pages” të “Gazeta Shqiptare”, ai tregon detaje nga pushimet në Jal. Goca të bukura duket se ka plot, por Eljo ka pak kohë në dispozicion për t’i parë, sidomos ato të LRI-së. Hashash apo alkool në kamp? Kryetari i FRESSH-it na thotë se janë marrë të gjitha masat që të mos ndodhë asnjë incident. Sa i përket asaj nëse bëhet apo jo seks, nuk di të thotë gjë, pasi nuk i futet askujt në çadër.

Si po ecën kampi në Jalë?
Kampi është, në fakt, kampi më i madh që ne kemi zhvilluar ndonjëherë si forum, po besoj edhe kampi më i madh që është zhvilluar ndonjëherë nga një forcë politike. Janë 2.200 të rinj të cilët janë pjesë e këtij eventi. Është një eksperiencë e pazakontë, do thosha unë. Ne si forcë kemi përballuar sfida shumë të mëdha, kemi qenë përballë qindra njerëzve, aksione të ndryshme në fushatë, po jo vetëm. Është magjike të menaxhojmë plot energji të jashtëzakonshme këta të rinj në Jal.

Si u pajtuat me LSI-në për sa i përket kampit? U duk sikur e morët seriozisht atë ‘luftën’ në fillim…
Jemi anëtarë me të drejta të plota në këtë organizatë. LRI-ja kishte aplikuar për të qenë mikpritëse e kampit dhe ne si FRESSH u ofruam si organizatë suportuese dhe kemi ndarë pothuajse gjysmën e organizimit. Unë besoj se jemi treguar mjaftueshmërisht të pjekur, si ekipi drejtues i FRESSH-it, si ekipi i LRI-së me Kejdi Mehmetajn, për të lënë përplasjet e brendshme që kemi si forca politike.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2017/07/20/eljo-hysko-alkool-seks-dhe-hashash-ne-jale-si-i-menaxhoj-2200-te-rinj-ne-kampin-e-kampioneve/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: