TIRANE- Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, mbërrin sot në Tiranë, ndërsa pritet të zhvillojë takime me Presidentin e Republikës, si dhe me përfaqësues të partive politike në Shqipëri. Vizita e tij vjen në momentin kur në Kuvend ka nisur debati për reformën në drejtësi, por dhe në mes të një përplasjeje mes maxhorancës dhe opozitës për sa i përket kufizimit të kompetencave të Presidentit në emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë.

TIRANE- Tashmë në Parlament është ngritur Komisioni i posaçëm i Reformës në Drejtësi, por me pjesëmarrjen vetëm të deputetëve të maxhorancës. Nga ana e opozitës është kërkuar zhbërja e ndryshimeve të bëra në ligjin për organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës së Lartë, KLD-së dhe Shkollës së Magjistraturës, si kusht për pjesëmarrjen në këtë komision.

Megjithatë, Buquicchio pritet të japë qëndrimin e tij mbi rrugën që duhet të ndiqet për këtë reformë, në fjalën që do të mbajë në konferencën e organizuar nga Instituti për Studime Diplomatike. Presidenti i Komisionit të Venecias vjen në Shqipëri me ftesë të Institutit për Studime Diplomatike me president ambasadorin Shpëtim Çaushi. Ndërsa do të marrë titullin “Doktor Honoris Causa” në UET.

(ma.ar/panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb