TIRANE– Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, thotë se procesi i numërimit të votave deri në orën 12:30 të 26 qershorit, ka përfunduar në 19 KZAZ. Në 19 KZAZ ky proces është ndërprerë, sipas Zgurit për arsye të ndryshme, ndërsa thotë se në të tjerat procesi vijon normalisht.

Duke folur për “News24”, Zguri thotë se shqetësuese situata është në 3 KZAZ të cilat janë ndërprerë në mënyrë jo ligjore procesin e numërimit të votave, duke marrë vendimin që ky proces të rifillojë pasditen e sotme në orën 17:00.

Zguri bën thirrje që ky proces të rifillojë menjëherë.

Sakaq, ai ka folur edhe për sanksionet që parashikon ligji nëse vonohet numërimi nga komisionerët.

“Varen nga shkeljet që do bëjnë komisionerët përkatës. Fillon nga hetimet administrative deri procedime penale. Janë 19 KZAZ që kanë përfunduar procesin e numërimin 19 të tjera e kanë ndërprerë për arsye të ndryshe. Ndërkohë që në të tjerat vijon.

Shqetësuese situata është në 3 KZAZ pasi kanë marrë vendime për ta ndërprerë numërimin, dhe për ta vijuar në orën 5 pasdite. Për ne kjo është e paarsyeshme dhe nuk është ligjore, dhe kemi i kemi kërkuar administratës të ndërhyjë, për të vijuar procesi i numërimit”, u shpreh kreu i KQZ-së, Klement Zguri.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: