TIRANE- Përveç Dukës asnjë opozitar nuk do jetë në tryezën e thirrur nga kryeparlamentari Ilir Meta.

Gazetarja Elda Menga konfirmon për BalkanWeb se PD-ja nuk do të ketë përfaqësues në këtë takim. Ky vendim është marrë në mbledhjen që vijon ende dhe nuk dihet arsyet pse kreu i PD-së Basha dhe të tijët kanë vendosur kështu.

Kreu i PAA-së, Agron Duka ishte i pari që la mbledhjen e aleatëve të thirrur nga Lulzim Basha dhe pak minuta pas saj është parë të hyjë në Kryesinë e Kuvendit për të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur nga kreu i Kuvendit Ilir Meta, ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës.

Lëvizja e Metës për të thirrur një tryezë ndërpartiake, vjen një ditë pasi dy negociatorët e BE-së, Knut Fleckenstein dhe David McAllister dështuan në Tiranë për gjetjen e një konsensusi me palëve. Kjo lëvizje e Metës, vjen fill pas takimit që ai pati sot me trojkën e ambasadorëve të akredituar në Tiranë si edhe pas bashkëbisedimit, që po sot zhvilloi me kryeministrin, Edi Rama.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: