TIRANE- Kryetari në detyrë i PS-së në Kavajë, Gentjan Daja ka komentuar situatën në qytet pas tërheqjes së kandidatit socialist nga gara,  Klodian Shehi dhe thotë se vendimi i kryeministrit Rama ishte i drejtë.

Daja shton se PD dhe Lulzim Basha do ta kishin djegur Kavajën pëe 23 minuta nëse nuk iu hapej rruga në këtë mënyrë opozitës.

Gentjan Daja dha dorëheqjen nga posti që mbante për të lejuar kandidimin e bashkëshortes Silvana Daja si kandidate e PS-së për bashkinë. Por pak para se të zyrtarizohej emri i saj, edhe Silvana u tërhoq nga gara. Pavarësisht dorëheqjes nga drejtimi lokal i PS-së, Gentjan Daja nuk është zëvendësuar ende në këtë post.

STATUSI I PLOTE I GENTJAN DAJES
Siç thotë edhe populli “Budallait hapi rrugë”

Që çadra ishte bërë si stadium ku haeshin fara dhe kikirikë këtë e dinim. Po nga dje u bë edhe një cirk qesharak teksa festonin një festë inekzistente.
Edi Rama dhe Ps nuk lejoi që Kavaja të bëhej mish për top dhe për këtë festën duhet ta bëjmë ne, që kemi fituar, fitojmë dhe do fitojmë sa herë të duan të konkurojnë në këtë qytet.
Personalisht jam koshient se ky vendim, për tërheqje, i jep mundësinë çdo qytetari të kuptojë se për ne qyteti vlen më shumë se një karrige, paqja vlen më shumë se lufta, miqësia vlen më shumë se armiqësia, toleranca vlen më shumë se provokimet Made in Sali Berisha dhe së fundi stabiliteti në Kavajë vlen më shumë se destabiliteti që do bënte Lulin të fërkonte barkun nga kënaqësia.
Fushatë model do bëjmë sërisht, fitore spektakolare do korrim, diferencë më të madhe se 2015 ka për të parë Luli dhe baba i Lulit nga Kavaja.
E la mbrapa qytetin 23 vjet dhe donte ta digjte për 23 minuta, po s’ka më, Kavaja do ecë vetëm para.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb