TIRANE– Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton ndryshimin e kontratave për rrugën Tiranë Elbasan, të cilat mësohet se janë ndryshuar 12 herë.
Lidhur me këtë gjë, Krimet e Rënda do të marrin në pyetje anëtarët e Bordit. Këta të fundit do të pyeten për ndryshimin e kontratave, ndonëse raportohet se “Bordi është anashkaluar gjatë këtij procesi”.
Sakaq, në kuadër të këtyre hetimeve, prokurorët e Krimeve të Rënda do të pyesin edhe përfaqësuesit e avokaturës.
(BalkanWeb)