TIRANE- Beqir Xhilaj, i cili akuzohet se vrau me armë gruan e tij është lënë sot në burg. I qetë dhe i ftohtë, me pranga në duar dhe i shoqëruar nga punonjës policie, i moshuari, i cili mbante veshur në këmbë shapka shtëpie, është ulur në karrige brenda kafazit të hekurt, në pritje të vendimit. ‘BalkanWeb’ ka siguruar një foto, ku shihet i moshuari, me shikim të humbur diku.

Ditën e sotme 74-vjeçari është transferuar nga komisariati Shkodrës, drejt Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë. Ai do të gjykohet për akuzën “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

NGJARJA
Ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën dhe mbarë opinionin publik ndodhi gjatë mbrëmjes së të premtes në fshatin Guci e Re në Shkodër. Pas një sherri për motive të dobëta, Beqir Xhilaj akuzohet se vrau me armën e gjahut gruan e tij, Lumturie Xhilaj, 47 vjeçe. Si fillim 74-vjeçari nuk e pranoi krimin, duke mohuar të ishte ai autori, ndërsa theksoi se gruaja e tij kishte vrarë veten. Burime pranë policisë bënë me dije për “BalkanWeb” se Xhilaj ka qenë në gjendje tejet të rënduar psikologjike kur është marrë në pyetje ditën e arrestimit dhe nuk ka qenë aspak i qartë në përgjigjet e tij.

DESHMIA NE POLICI
Xhilaj u tregua kontradiktor për rrethanat e ngjarjes të ndodhur në Guci të Re duke këmbëngulur se bashkëshortja e tij, Lumturie Xhilaj ka vrarë veten. Kur oficerët e pyeten se si u vetëvra pasi mbi 47-vjecaren u qëlluan 4 plumba nga një çifte teke, 74-vjeçari i është përgjigjur i nervozuar policit “meqë ti e di atëherë shko gjeje se kush e ka vrarë. Unë nuk e kam qëlluar”, raporton “BalkanWeb”. Përgjigjet e tij kanë qenë pa logjikë dha ke ndryshuar disa herë rrethanat e ngjarjes, por policia konfirmoi se 74-vjeçari qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij duke rrezuar mundësinë e vetëvrasjes.

Beqir Xhilaj ka qenë 5 herë i martuar dhe ka tetë fëmijë, 3 me gruan e tretë dhe 5 me të katërtën. 74-vjeçari është akuzuar për vrasjen e gruas së katërt, për të cilën bëri vetëm 6 muaj burg, pasi ekspertiza dhe gjykata e cilësuan si vetëvrasje. Në lidhje me këtë ngjarje ndaj tij u bënë dy tentativa vrasje, ku herën e dytë u qëllua në njërin krah dhe e humbi atë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: