TIRANË- Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ka quajtur të njëanshme deklaratat e Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë Sigmar Gabriel të bëra dje gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

Mediu ka reaguar sot ndaj deklaratave të Gabriel lidhur me protestën e opozitës, të cilës i kërkoi rikthimin në parlament.

“Qëndrime të njëanshme vetëm e komplikojnë situatën dhe krijojnë kushte shumë të vështira për dialog. Për ne është e domosdosdoshme një qeveri teknike që të garantojë zgjedhje të lira pa lidhje me krimin“, ka deklaruar Mediu.

Kujtojmë se Gabriel pati një takim edhe me kreun e PD-së Lulzim Basha ditën e djeshme. Ky i fundit deklaroi pas takimit se i kishte folur për situatën duke çmontuar gënjestrat e kryeministrit Rama. Nga ana tjetër edhe LSI tha se deklaratat e Gabriel nuk i shërbejnë dialogut.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: