Populli turk nuk do të mund të ketë mundësinë për të naviguar në Wikipedia sërish. Turqia ka bllokuar aksesin në enciklopedinë online Wikipedia, një nga faqet më popullore në mbarë botën. Enciklopedia nuk është e aksesueshme që prej orës 08:00 me orën lokale, sipas urdhrave të autoriteteve turke, shkruan BBC.

Të shumta kanë qenë reagimet pas kësaj ngjarjeje dhe disa përdorues dyshojnë se kjo mund të jetë një përpjekje për të ndrydhur kritikat në faqen personale të presidentit Recep Tayyip Erdogan në Wikipedia.

Ky i fundit fitoi ngushtësisht në referendumin e 16 prillit për zgjerimin e pushtetit të tij, një çështje që e ka përçarë thellësisht vendin. Një përdorues në Twitter vuri re se faqja në Wikipedia mbi referendumin turk, ka një pikë mbi “polemikat dhe sjelljet e pahijshme zgjedhore”, ku citohen pretendimet se qeveria ka ndrydhur fushatën kundër referendumit përmes arrestimeve, kontrollit të medias dhe shtypjes politike.

Turqia ka ndaluar përkohësisht faqe të njohura të medias sociale përfshi Facebook e Twitter, veçanërisht në prag të protestave masive dhe sulmeve terroriste, por qeveria gjithnjë ka mohuar censurimin e internetit. Jo vetëm Turqia, por edhe Rusia apo Kina kanë censuruar Wikipedian.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb