TIRANE- Apelit për dialog që diplomatët e huaj në Tiranë i drejtojnë klasës politike, i është shtuar edhe zëri i ambasadës holandeze në Shqipëri. Duke komentuar zhvillimet aktuale politike në vend, ambasada holandeze përcjell mesazhin se palët duhet të angazhohen në dialog.

Në një deklaratë për mediat, ambasada e Holandës bën apel që të gjitha partitë politike në vend të marrin pjesë në zgjedhje.

Sakaq, në deklaratë theksohet se këto zgjedhje duhet të bëhen sipas standardeve ndërkombëtare.

Ambasada holandeze u drejtohet edhe krerëve të partive politike, duke theksuar se “liderët duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre për stabilitetin në Shqipëri”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb