TIRANË- Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulat Balla në përfundim të tryezës së thirrur nga kryeparlamentari Ilir Meta iu përgjigj interesimit të gazetarëve nëse do të kishte ndryshime në kodin zgjedhor pa opozitën.

Sipas tij, ndryshime të tilla duan një konsensus të gjerë dhe gjithëpërfshirje, duke lënë të nënkuptohet se është e pamundur përjashtimi i opozitës.

“Ne gjithmonë kemi qënë partizanë të respektit të një tradite të kahershme që përfshijnë qoftë konsensusin e gjërë po qoftë edhe konsensusin e dhënë nga OSBE/ODIHR”,- tha ai.

Duke vazhduar përgjigjen, Balla shtoi se: “Cdo ndryshim i tillë ka ndjekur një rrugë shumë institucionale, ku është kërkuar konsensus i gjerë dhe për certifikim nga ana e OSBE-ODIHR”,- sqaroi ai.

Balla tregoi ndër të tjera edhe shkakun e dështimit të negociatave mbrëmë, ndërsa tha se Basha u largua nga bisedimet sapo u vendos vettingu si kusht.

“Lidhur me te gjitha përpjekjet, që zoti Rama dhe zoti Meta po bëjnë në mënyrë të vazhdueshme për të garantuar pjesëmarrjen e të gjitha partive politike në zgjedhjet e 18 qershorit. Dhe siç jeni në dijeni, ne dje kemi pasur në Tiranë dy miq shumë të mirë të Shqipërisë në PE, që shprehnin në fakt spektrin politik më të madh atje. Dje me ndërmjetësimin e tyre janë zhvilluar disa takime, në takimin e parë, është prezantuar një dokument i çështjes shumë të rëndësishme i adresuar nga të gjitha palët për garantimin e procesit zgjedhor normal. Pas takimit të dy miqve me kryetarin e PD¬-së, është zhvilluar një raund tjetër bisedimesh. Për fat të keq në dy dhoma të ndara. Ne jemi njohur me dy çështje të reja që na u paraqitën të cilat për ne ishin shumë sensitive. Ne të dy, Rama dhe Meta treguan gatishmëri për të diskutuar edhe për çështjen sensitive për ne me liderin e opozitës për mundësinë e gjetjes së zgjidhjes ku përfshiheshin shtyrja e zgjedhjeve dhe ndryshime në kabinetin e qeverisë”, tha Balla. “Ne ramë dakord me dy çështjet e reja me kushtin që të votohet vetingu, në atë moment Basha është larguar nga negociatat e djeshme. Iku në mënyrë jokorrekte”, tha deputeti i PS.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: