TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar gjatë një interviste në Ora News se Edi Rama nuk ka ndërmend ti japë vendit një zgjidhje politike, ndërsa konfirmoi se edhe PD është e vendosur të vijojë përpjekjet e saj për zgjedhjet të lira dhe të ndershme. Sipas Berishës, fajtor që opozita po shkon drejt bojkotit të zgjedhjeve është kryeministri Rama.

I pyetur se çdo bënte në vend të tij, ish-kryeministri thotë se do kishte dhënë dorëhejqen. Sipas tij në funt ë kësaj historie është “çadra ajo që do fitojë”.

Të shtunën skadon afati për tu regjistruar kandidatët për deputetë? çdo bëjë PD?
Berisha: E vendos kryetari, por unë besoj se do vazhdojë betejën për votën e lirë, sa kohë që Edi Rama është i vendosur në marrëzinë e tij për të shkuar i vetëm në zgjedhje.

Nuk po shkon Rama pa opozitën, nuk po pranon opozita të hyjë në zgjedhje…
Berisha: Kam qenë edhe kryetar partie edhe kryministër edhe presidenet por çfarë do bëja në vend të Edi Ramës? Nuk do bëja kurrë atë që po bën ai

Do kishit dhënë dorëheqje?
Berisha: Padyshim që do kisha ikur

Po nuk e bëre në ‘97?
Berisha: Unë ofrova një marrëveshje që opozita atëherë e pranoi pikë më pikë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: