KRUJE– Policia e Krujës ka sekuestruar 130 bimë dhe 770 fidanë të dyshuara Cannabis Sattiva në vendin e quajtur Lapare në fshatin Verion, ndërsa ka arrestuar në flagrancë Shefqet Disha 56 vjeç, banues në Krujë dhe ka nisur procedimin procedimi penal në gjendje të lirë ndaj kryetarit të fshatit Verion. H.D 71 vjeç.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrolle në sera dhe vende të tjera të mundshme për kultivimin e fidanëve dhe farave të bimëve narkotike Cannabis Sattiva, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Lapare”, në kodër të Verionit në një sipërfaqe toke të pyllëzuar u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 130 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva dhe 770 fidanë të vendosura në 9 kubikë të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva”- thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: