TIRANE- Shtabi elektoral i kandidatit të PD-së dhe kryetari i Bashkisë Kamëz njëkohësisht dhe si kreu i degës së PD-së, kanë reaguar ashpër ndaj deklaratave të PS-së se Mziu ka dhunuar një qytetar.

Mziu i ka cilësuar ‘Fake News-et’ lajmet e shpërndara sipas tij nga zyrat e PS-së, ndërsa theksoi se këto janë një tregues i qartë i panikut të tyre nga humbja e thellë që i pret.

“Xhelal Mziu jo vetëm që nuk është i përfshirë në këtë ngjarje të supozuar dhe e shpërndarë si lajm në media, por as e njeh qytetarin, emri i të cilit është i shpërndarë si i dhunuar. I rikujtojmë edhe një herë Edi Ramës dhe PS-së, që e parandiejnë humbjen më parë e cila sot po bëhet fakt, se ndëshkimi i ashpër pritej nga Kamza sot më 25 qershor përmes votës. Kamza dhe Paskuqani kanë votuar në plebishit kundër PS-së për persekutimin politik dhe krahinor që është shfaqur ndaj këtyre banorëve në këtë 4-vjeçar”, citohet në mesazhin e shtabit elektoral të PD në Kamëz.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: