TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka votuar mëngjesin e sotëm pa shkuar ora 09:00 tek shkolla “Fan Noli” në kryeqytet. Ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Ajola, dhe së bashku kanë përshëndetur edhe qytetarët e tjerë që ndodheshin në Qendrën e Votimit.

Pas hedhjes së votës, Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë.

“Sot është festa e demokracisë, thirrje për sa më shumë pjesëmarrje”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se një proces prej 4 minutash përcakton të ardhmen e 4 viteve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: