TIRANE- Nikoll Vatnikaj, një ndër drejtuesit më të njohur të Policisë së Tiranës u nda nga jeta në mënyrë të papritur ditën e djeshme, pasi pësoi një atak kardiak.

Ndërsa sot pritet t’i jepet lamtumira e fundit, humbja e tij ka shkaktuar dhimbje të madhe tek familjarët. Vajza e tij, Desantila, një blogere e njohur gjithashtu, i ka kushtuar disa

“Kështu do të jemi përjetë, unë këtu, ti prej atje lart. Jam goca e Nikollës, me krenari, përjetë! Më këpute ba!”- shkruan Desantila bashkangjitur fotografisë me babain e saj të ndjerë.

Ndërsa njofton se ceremonia e homazheve pritet të zhvillohet nga ora 10-12 në Pallatin e Kongreseve, e bija thotë se i ati është forcë e tyre, edhe pse në qiell.
18033377_10154960297321558_4333359894556698877_n

Untitled
“Sot ne oren 10-12, ne Pallatin e Kongreseve do te kryhen homazhet e percjelljes se tim eti.
Figura e tij dhe cdo kontribut human qe ai ka bere, ne komunitet, familje e shoqeri eshte arsyeja pse une do te jem perhere e perulur me mirenjohje dhe dashuri ndaj cdokujt qe respekton emrin dhe punen e babait tim.
Ju faleminderit, me zemer.
Ai eshte forca ime, tim vellai dhe sime meje”,- shkruan ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb