ELBASAN- Pas akuzave të Partisë Socialiste të Elbasanit e cila deklaroi se kandidatja e LSI-së për deputete Monika Kryemadhi ka angazhuar njerëz me precedentë penalë në fushatë ka ardhur edhe reagimi nga LSI.

Përfaqësuesit e këtij subjekti në Elbasan denoncojnë sjelljen e disa përfaqësuesve të PS-së me në krye Taulant Ballën, ndërsa thekson se votën po e mbrojnë qytetarët e ndershëm që nuk pranojnë “kërënimet e mercenarëve të Haki drogës”.

DEKLARATA E PLOTË
Lëvizja Socialiste për Integrim, dega Elbasan, denoncon publikisht sjelljen anti-demokratike të disa përfaqësuesve të PS në Elbasan me në krye Taulant Ballën, të cilët edhe sot, në ditën e votimit, pas shpërndarjes sistematike të parave dhe miellit nga aktivitetet fitimprurëse të drogës së Rilindjes, vazhdojnë me strategjinë e tyre të presionit ndaj qytetarëve, kërcënimit me vendet e punës apo ndihmën ekonomike, dhe së fundmi edhe me manipulim mediatik, gjoja për arrestime të drejtuesve të LSI, apo me gjoja-sjellje anti-ligjore të përfaqësuesve zgjedhore të saj e plot shpifje të tjera. Këtyre manipulimeve dhe shpifjeve, për hir të së vërtetës, u doli boja shumë shpejt.

Kulmin e arriti tani, kur ky përfaqësues i Rilindjes, i cili vlerën e vetme politike ka mashtrimin dhe gjuhen e helmatosur dhe përbaltëse, shpif për gjoja mobilizim të personave me precedentë ligjore në mbrojtjen e votave të LSI.

I bëjmë të qarte shpifësit, mashtruesit dhe përbaltësit Taulant Balta se ata që mbrojnë votën e LSI janë qytetarët e ndershëm, që nuk pranojnë presionet e kërcënimet, dhunën e bandave të Rilindjes dhe mercenarëve të tyre, të cilët veprojnë të lirë, shpesh nën hundën e Policisë së Haki Drogës.
Prandaj, i bëjmë thirrje që ai të ndalojë zanatin e tij të mashtruesit publik dhe të presë me qetësi ndëshkimin që do i vijë shumë shpejt nga qytetarët e lirë të Elbasanit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: