TIRANË– Nënkryetarja e LSI-së dhe deputete e kësaj force Monika Kryemadhi me sa duket është gëzuar për fitoren e PD-së në Kavajë.

Në një mesazh të publikuar në “Facebook”, Kryemadhi thotë se qytetaria triumfoi mbi banditizmin dhe strategjinë e terrorit. Ajo i shpreh mirënjohjen kandidatit të LSI-së që doli i treti, por nuk heq dorë edhe nga slogani “LSI forcë e parë”.

“Përshëndetje qytetarë të Kavajës! Pavarësisht nga blerjet masive të votës në Kavajë, sot qytetaria triumfoi mbi banditizmin dhe strategjinë e terrorit. Shumë shpejt e gjithë Shqipëria do të ndjekë shembullin e Kavajës. Mirënjohje dhe respekt kandidatit tonë, Maksim Kona. LSI forcë e parë LSI forcë e paparë?”, shkruan Kryemadhi bashkëngjitur fotos së Maksim Konës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: