TIRANË- Para votimit nga ku Monika Kryemadhi do të zgjidhet kryetare e LSI-së ka folur para delegatëve duke përshkruar një rrugë të gjatë përpara. Kryemadhi premtoi një opozitë të fortë dhe të vendosur, duke iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama ‘dhëmbë për dhëmbë’ se qeverinë e krimit do ta çojë për skrap.

“Rrugë e gjatë na pret por nuk ka më kthim mbrapa. Është e qartë për të gjithë ne se ne jemi forca kryesore opozitare në Shqipëri. Nuk e përcaktoi pakica opozitën, por shumica. Kemi një punë të madhe përpara. Shumicën pasive ta kthejmë sa më shpejt në aktive që del, proteston hapur në rrugët e sheshet e Shqipërisë. Sheshet nuk janë për mitingjet e administratës shtetërore por për protestën popullore. Ne do të jemi ata që do ta çojmë për skrap qeverinë e krimit të organizuar dhe të vjedhjes së votave”, tha Kryemadhi.

Sipas Kryemadhit, ata që votuan LSI-në janë heronj se nuk pranuan shantazhin e administratës publike duke kërcënuar edhe fëmijët e tyre maturant.

“Përballuan terrorin e policisë dhe bandave të krimit të organizuar. paratë e drogës dhe koncesioneve. Na dhanë forcën ebeismin. Misioni ynë është dhe i vetëm, opozitë e fortë, opozitë e vërtetë, opozitë deri në pikën e fundit.
Edi Rama me paratë e drogës mund të blejë opozitën e deritanishme dhe ndonjë ndërkombëtar por me gjithë paratë e rruzullit tokësor, heshtjen e LSI-së kurrë nuk ka për ta blerë”, deklaroi Kryemadhi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: