PERRENJAS-Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me banorët e Përrenjasit, ku u prezantuan edhe kandidatët për deputetë të LSI-së në qarkun e Elbasanit.

E pranishme ishte edhe Zv.Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, njëkohësisht kryesuese e listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Elbasanit, e cila u shpreh se vota për LSI-në është votë për të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë.

“Vota për LSI-në është votë për të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve dhe të rejave. Vota për LSI-në sot është për një Shqipëri më të mirë, më të begatë, për një familje më të shëndetshme dhe mbi të gjitha për një Shqipëri me të ardhme të ndritur. Ky është shansi ynë. T’ia japim këtë shans LSI-së në mënyrë që t’ia japim këtë shans Shqipërisë që të jemi të barabartë me të gjitha vendet e tjera evropiane”, – u shpreh Kryemadhi.

Ndërsa, kandidati tjetër për deputet i LSI-së në qarkun e Elbasanit, Edmond Haxhinasto, theksoi në fjalën e tij se politika duhet të jetë shërbëtore e qytetarëve dhe për këtë arsye duhet votuar LSI-në. Haxhinasto tha se rinia shqiptare duhet të ketë në sistem arsimor më cilësor, që të ketë më shumë shanse për të ardhmen.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: