TIRANE- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë për ABC flet për mënyrën se si do t’i ruajë marrëdhëniet me Presidentin Ilir Meta, njëherësh bashkëshort i saj.

Tashmë në opozitë, ajo mendon që nuk do ta ndikojë aspak Presidentin për vendimet që ai do marrë. E për të dëshmuar këtë, ajo tregoi se Ilir Meta di të pozicionohet gjithnjë sipas kostumit që vesh, këtë radhë të Presidentit, që do dijë të jetë mbi palët. Kryemadhi zbuloi një telefonatë me Presidentin ditën kur dy këshilltarët e përjashtuar nga LSI-ja, Genta Mezinin dhe Agim Kraja vendosën të bashkojnë votat me PS-në për rritjen e çmimit të ujit.

“Kur është para pozicionit, ai pozicionohet siç duhet, qoftë edhe kur bëhet fjalë për familjarët e tij. Është i ftohtë dhe i kthjellët. Po them një sekret të vogël, ditën kur u mblodh këshilli bashkiak dhe dy këshilltarët tanë bashkuan votat me PS, unë nuk isha këtu. Mora në telefon Ilirin, e pyeta si do ja bënim? Ai më tha që tani e ke t’i partinë dhe duhet të vendosësh vetë. Isha bashkë me Petrit Vasilin. Mirë ta bëri, më tha. Pra, Iliri nuk ndërhyri fare. Kam përshtypjen që do jetë një President i mirë se ka vendosur mbi të gjitha stabilitetin e Shqipërisë dhe këtë e ka treguar në shumë raste”, – sqaroi ajo.

Zonja Kryemadhi tregon edhe atë takimin e ftohtë e krejt zyrtar mes tyre, ditën e betimit të Metës, President. “Unë i thashë urime, ai as faleminderit nuk më ktheu”,- thotë ajo duke qeshur.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb