GREQI– Kryeministri grek Aleksis Cipras ka deklaruar se qëndrimi i Greqisë për Kosovën është i njohur dhe bazohet në respektimin e të drejtës ndërkombëtare.

“Pozicioni ynë bazohet në respektimin të drejtës ndërkombëtare, vendimin e Këshillit të Sigurimit të KB-së dhe në nevojën për paqen në rajon”, citon “Tanjug” të ketë thënë Cipras, pas takimit me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ai ka theksuar se Greqia përkrah bisedimet Beograd-Prishtinë, dhe ai ato i ka quajtur shumë të rëndësishme për rajonin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: