PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se brenda muajit do ta procedojë për ratifikim në Kuvend Demarkacionin me Malin e Zi. Kreu i ekzekutivit, ratifikimin e Demarkacionit e quajti obligim që, sipas tij, duhet kryer herët ose vonë.

Mustafa këtë deklaratë e dha gjatë vizitës së tij që u bëri disa biznese vendore. Demarkacoini kishte dështuar të kalojë në Kuvend dy herë radhazi nga bojkoti i opozitës dhe përdorimi i gazit lotsjellës brenda sallës së Kuvendit, shkruan express.

Kujtojmë se ratifkimi i Demarkacionit është kusht nga BE që Kosovës t’i liberalizohen vizat.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: