TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot përmes një postimi në “Facebook” platformën e re qeverisëse njësoj si deviza e fushatës “Shqipëria që Duam”.

Rama shkruan se në qeverisjen e re do të ketë ndryshime thelbësore. Hapi i parë i kësaj platforme do të jetë ngritja e një departamenti dixhital për të komunikuar me qytetarët. Nga ky departament do merren idetë, kritikat dhe ankesat e qytetarëve, ndërsa Rama iu thotë qytetarëve “se ata që paguhen prej jush për të bërë punën e shtetit për ju, ose duhet të punojnë siç e do puna, ose pastaj duhet të kenë punë me ne”.

Kryeministri thotë se sapo ka përfunduar një diskutim paraprak mbi të dhënat kryesore që skuadra e shënimeve, në statusin ku kërkoi mendime për qeverisjen dhe drejtimin e vendit.

Rama flet për tre piketat e reflektimit të thellë: Në planin e jetës parlamentare, të funksionimit të qeverisjes e të organizimit dhe aktivitetit të partisë✍

STATUSI I KRYEMINISTRIT EDI RAMA
PLATFORMA SHQIPERIA QE DUAM
Faleminderit për mbi 6000 komentet në postimin e mëparshëm?
Sapo kemi përfunduar një diskutim paraprak mbi të dhënat kryesore që skuadra e shënimeve, ka marrë prej tyre. Janë të dhëna shumë të vlefshme, për të nxjerrë përmes instrumentave analitikë e statistikorë, jo thjesht opinionet e sugjerimet mbizotëruese, po edhe ndjesitë e brendshme, emocionet tuaja pozitive e negative. Të cilat janë shumë të nevojshme për t’i dhënë qeverisjes së re, pulsin e njerëzve të zakonshëm. Edhe njëherë faleminderit?

Ndërkohë, punova paralelisht sot për piketat e reflektimit të thellë që do të nisim nga e hëna, mbi mandatin 2013 – 2017 dhe mësimet e tij, në tre plane: Në planin e jetës parlamentare, të funksionimit të qeverisjes e të organizimit dhe aktivitetit të partisë✍

Gjithashtu, duke e parë me entuziazëm volumin e reagimit tuaj surprizues për postimin e djeshëm, porosita fillimin e punës për ndërtimin e një strukture digjitale të bashkëqeverisjes me ju?
Ideja shumë fillestare për këtë, është krijimi i një platforme të hapur komunikimi e ndërveprimi, “Shqipëria që duam”.

E cila do të shërbejë për t’ju dëgjuar në kohë reale për çështje të aktualitetit politik e qeverisës; për të diskutuar me ju reforma e masa të rëndësishme dhe mundësuar ndikimin tuaj mbi politikat qeverisëse në çdo sektor e mbi punën e çdo ministrie apo institucioni të varësisë; për të luftuar së bashku korrupsionin, evidentuar tepsixhinjtë apo parazitët e çdo niveli, duke i goditur me zero tolerancë e nxitur zgjidhjen e ndershme të problemeve komunitare apo vetjake të kujtdo prej jush?

Dua që qeveria e re të jetë një koalicion real me njerëzit e zakonshëm dhe së bashku të rrëzojmë sa të mundim, muret qorre e shurdhe të godinave të shtetit, ndaj jush? Nga bulevardi i Tiranës deri në çdo pikë të vendit, ata që paguhen prej jush për të bërë punën e shtetit për ju, ose duhet të punojnë siç e do puna, ose pastaj duhet të kenë punë me ne?

E di mirë besomëni, se sa i madh është ky det i tërë nga e thëna në të bërë, por e di po ashtu se nëse nuk më lini vetëm, s’ka det që nuk e kapërcejmë dot së bashku????

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: