TIRANE- Kryeministri Edi Rama gjatë një vizitë në një familje në Prezë, tregoi një histori personale se si gjyshi i tij u bë shoferi i mbretit Ahmet Zogut.

Rama

Ulur në tryezën si mysafir i familjes së Fatmir Kurtit, kreu i qeverisë tha se stërgjyshi i tij e kishte çuar djalin për studime në Itali, por ai zgjodhi që me lekët të blinte një makinë. Mes të tjerash Rama pohoi se pasi gjyshi u bë shofer i kryetarit të bashkisë së Durrësit, u përzgjodh për të punuar për mbretin.

Rama okk

“Kam pas gjyshin shofer. E çoi i ati në Itali, stërgjyshi jonë, për t’u bërë intelektual, ai car bëri? Gjithë lekët që i kishte dhënë baba për një vit, i mori dhe bleu makinë, e jetonte në Durrës. E thirri kryebashkiaku më pas dhe i tha: “Si mund të kesh ti makinë më të mirë se unë? E mori dhe u bë shoferi i tij. Më pas kur shkon në festën e 28 nëntorit që organizoi Mbreti Ahmet në Tiranë. Aty e pa mbreti kryebashkiakun dhe e pyeti se: “Cene ti me këtë makinë kaq të bukur”, e ky i tha: “E ka shoferi im”. Më pas gjyshi u bë shoferi i lartmadhnisë”, tha Rama.
Rama aaaaokkk
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: