TIRANE– Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, u takua të mërkurën në mbrëmje me kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit perëndimor, mes të cilëve edhe me Ramën.

Ajo që ra në sy në këtë takim ishte veshja e kryeministrit shqiptar. Ndryshe nga liderët e tjerë, Rama kishte veshur një bluzë poshtë xheketës si dhe atlete.

Takimi joformal synon debatet rreth zhvillimeve të fundit në rajon dhe rreth pikëpamjeve të përbashkëta për të ardhmen evropiane të rajonit.

Në takimin e sotëm që ka për qëllim edhe përgatitjen e takimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së që do të zhvillohet në Trieste të Italisë në fillim të muajt korrik, do të diskutohet edhe për vizitën që zonja Mogherini, kishte zhvilluar në muajin mars në gjashtë vende të Ballkanit perëndimorë në përpjekje për t’i siguruar ato se Bashkimi Evropian mbetet i hapur për zgjerim, me gjithë krizën në të cilën ndodhet ai.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb