TIRANE- Pas humbjes së zgjedhjeve, në Partinë Demokratike nuk ka qetësi. Kreu i saj, Lulzim Basha po fajësohet si përgjegjësi kryesor. Anëtarë të PD-së, pjesë apo jo e listave të qershorit, kanë kërkuar largimin e tij dhe hapjen e një gare për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Deputeti demokrat Genc Pollo, një prej emrave që ka kandiduar më parë për kreun e PD-së, ka komentuar situatën në selinë blu.

Në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në “News24”, deputeti demokrat thotë se zgjedhjet e 25 qershorit kanë qenë në ndikuara edhe nga probleme tashmë të njohura siç është blerja e votës.

“Nuk e kisha pritur një rezultat të tillë, nuk e kisha imagjinuar. Ne dolëm forcë e dytë, por rezultati nuk ishte ai që prisnim. Për rezultatin duhet analizë”, u shpreh Pollo.

Ai tha se “edhe në raportin e OSBE/ODIHR pas zgjedhjeve përmendet disa herë fenomeni i blerjes së votës.
Edhe PD e ka ngritur shqetësimin për këtë fenomen. Sakaq, edhe brenda PD duhet të bëhet një analizë për faktorët që kanë ndikuar në këtë rezultat”, tha Pollo.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: