TIRANE- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar abonentët në kryeqytet, se si pasojë e disa punimeve në disa nënstacione, nesër nga ora 9:00:14:00 do ketë kufizime të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.

“Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se nesër në datën 25 prill do të kryhen punime në disa nstacione në kryeqytet në kuadër të investimeve në rrjetin e shpërndarjes. Punime në nenstacionin Farkë, 09:00-14.00 Pa energji do të jenë: Picallë, Vishnjë, Arbanë dhe deri në Baldushk. Punime në nstacionin Rajonal, ora 10:00-14.00 Pa energji do të jenë: rruga “Njazi Meka”, rruga “Niko Avrami”, rruga “Halit Bega”, do ketë kufizime të energjisë pjesërisht, nga ora 10:00-13:00 në rrugën “Besim Imami” pranë Kishës Ortodokse”- thuhet në njoftimin e OSHEE.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: