VARSHAVE– Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda dekoroi me Urdhrin “Kryqi kalorsiak i urdhërit për merita në dobi të Republikës së Polonisë”, kryetarin e Kontrollit të Lartë të shtetit, Bujar Leskaj.

Ceremonia u zhvillua sot në datën 19 prill 2017 në Varshavë, në ambientet e Institucionit Suprem të Auditimit të Republikës së Polonisë (NIK).

Në ceremoninë e dekorimit morën pjesë ministri i Shtetit, pranë Presidentit Andrzej Dera, zv/ministri i Punëve të Jashtme, Renata Szczech; Presidenti i NIK-ut polak, Krzysztof Kwiatkowski; zv/Presidenti i NIK, Wojciech Kutyla; ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Poloni, Shpresa Kureta; deputetë të Kuvendit të Republikës së Polonisë, drejtues dhe auditues të NIK-t polak, përfaqësues të KLSH.

Dekorata akorduar nga Presidenti i Republikës, Andrzej Duda iu dorëzua Leskaj nga ministri i Shtetit pranë Presidentit Andrzej Dera.
10-3-768x1028-1-230x200

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: