Në një moment kur debati për fanellën e kombëtares, përkushtimin e lojtarëve ndaj saj dhe sidomos mënyrën se si duhet luajtur në fushë ka arritur kulmin, data 2 prill na jep mundësinë të kujtosh një moment domethënës për historinë e futbollit kuqezi.

shqiperi gjermani

20 vite më parë në Granada të Spanjës luhej ndeshja e kualifikuesve të Botërorit Francë 1998, Shqipëri-Gjermani. Situata në Shqipëri ishte kaotike për shkak të trazirave të vitit 1997 që sapo kishin shpërthyer, ndaj u vendos nga FIFA që për çështje sigurie kjo sfidë të luhej në një fushë asnjanëse.

shqiperia

Pas shumë peripecish u “sajua” një skuadër për të marrë pjesë në këtë ndeshje ku Shqipëria jo vetëm nuk u vu poshtë, por i bëri ballë shumë mirë Gjermanisë. Kjo e fundit, vetëm pak muaj më parë ishte shpallur Kampione Europe me “golin e artë” të Oliver Birhof. Ky i fundit udhëhiqte përkrah Jurgen Klinsman sulmin e frikshëm gjerman.

shqiperi gjermani kirshten

Por Shqipëria dhuroi një paraqitje të shkëlqyer në këtë duel, në të cilin besojeni apo jo, për kuqezinjtë u dhanë 3 penallti. Të parën e humbi që në fillim të ndeshjes Altin Rraklli, ndërsa dy të tjerat i ekzekutoi saktësisht Bledar Kola. Megjithatë, ndeshjen e fitoi Gjermania falë 3 golave në 22 minuta të shënuara nga zëvendësuesi Ulf Kirshten (rekord për përfaqësuesen gjermane të asokohe).

Gjithsesi, në mendjen e shumë tifozëve shqiptarë do të mbetej padiskutim për një kohë të gjatë ajo ndeshje ku Shqipëria guxoi të luante si e barabartë dhe për disa minuta, edhe arriti të trembte Gjermaninë e madhe.

shqiperi gjermani/panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: