TIRANË- Zjarret janë kthyer në një çështje problematike në vend dhe forca të shumta të policisë, zjarrfikëseve, ushtrisë janë angazhuar në operacione për shuarjen e tyre.

Për kreun e grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili situata është e jashtëzakonshme. Ai i kërkon llogari kryeministri Edi Rama përse nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme dhe përse nuk mbledh shtabin qeveritar për emergjencën.

STATUSI I VASILIT
Situatë e jashtëzakonshme, Shqipëria në flakë.
Zjarre të frikshme që po asgjësojnë pasuri natyrore dhe prona të qytetarëve.
Aleanca e kryeministrit me qytetarët thjesht një demagogji mizore, hipokrite, frikacake.

1. Ku është qeveria?
2. Pse nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme?
3. Ku është shtabi qeveritar i emergjencës?
4. Ku është shteti që, në këto ditë të rënda, duhej të ishte i gjithi në këmbë?

Apo le të digjet vendi dhe pastaj vjen kryeministri për ngushëllim dhe qan me kujë?
Shqipëria digjet, kryeministri krihet. “Deri kur kështu ma?”, thoshte Migjeni i madh.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: