Premier League e sezonit 2017-2018 kompeltohet me Hudersfield, e cila pasditen e së hënës u ngjit në elitën e futbollit anglez pas plot 45 vitesh. Ndeshja e play-off-it me Reading që u zhvillua në mitikun “Wembley” përfundoi me porta të paprekura, teksa u deshën gjuajtjet e penalltive për të shpallur fituesin.
Nga pika e bardhë më të saktë u treguan lojtarët e Huddersfield, që fituan 4-3 dhe siguruan ngjitjen në Premierligë para 77 mijë spektatorëve.
Suksesi i arritur do t’i sjellë klubit dhe 200 milionë paund, të cilat do t’i shërbejnë për të forcuar skuadrën për sezonin e ri.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: