Manchester United mposhti mbrëmjen e djeshme Anderlecht duke kaluar kështu në turin tjetër të Europa League. Trajneri i Djajve të Kuq, Jose Mourinho bëri në sfidën e djeshme diçka të pazakontë. Portugezi nxori nga xhepi i tij një letër dhe e puthi, ndërsa Manchester United po rrezikonte çdo gjë në fushë.

Ekipi i tij ishte në barazim me gola dhe në kohën shtesë kishte nevojë për një mrekulli për të kaluar në gjysmëfinale. Dhe vetëm pak minuta më vonë të kuqtë fituan.  Marcus Rashford shënoi në minutën 107′ të ndeshjes, shkruan Mirror.

Edhe pse spekulimet kanë qenë të shumta, nuk dihet ende se çfarë ishte e shënuar në letrën që puthi ish-trajneri i Chelsea-t.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb