Lajmi për ndarjen e këngëtares Çiljeta Xhilaga, nga portieri i suksesshëm i “Partizanit” Alban Hoxha ka ditë që qarkullon në media, por vetë ajo zgjodhi të mos e komentojë.

E ndërsa lajmi mori shkas nga fakti se ata nuk kanë publikuar materiale me njëri-tjetrin në rrjete sociale, Çiljeta duket se nuk bezdiset aspak.
ciljeta
Këto ditë ajo është fokusuar më shumë tek karriera dhe siç njofton në Instagram ka gati një hit të ri këtë verë që mban titullin “Pa ty jetoj”, ndonëse nuk dihet nëse kjo këngë i dedikohet specifikisht dikujt.

Pas bashkëpunimit padiskutim të suksesshëm me Trimin, edhe ky projekt i ri muzikor do të sillet në bashkëpunim me një tjetër këngëtar, Alores, një artist që jeton në Danimarkë.
fb57468ff90d656af451491601b9352a
LIDHJA ME ALBAN HOXHEN
Këngëtarja dhe sportisti nuk kanë folur kurrë publikisht për një marrëdhënie midis tyre, ndonëse tashmë dihet që ata janë bashkë prej më shumë se një viti. Në gjithë këto muaj histori, megjithë përpjekjet e tyre për ta ruajtur me fanatizëm dashurinë, Çiljeta dhe Albani janë fotografuar në disa raste publikisht, kujtojmë këtu fotot paparac ku u kapën sëbashku, apo edhe darka e ditëlindjes së Çiljetës.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb