Eurodeputeti Eduard Kukan shprehet se takimi i 10-të i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri që u mbajt në Tiranë u karakterizua si i suksesshëm nga të gjithë pjesëmarrësit.

Në deklaratën përfundimtare të kësaj vizite në Tiranë, eurodeputeti Eduard Kukan thotë se shpreson se miratimi i paketës së reformës në drejtësi është çështje ditësh.

Delegacioni i PE-se me deputetë nga tre grupet parlamentare mbërriti në Tiranë në një moment kyç për Shqipërinë.

“Miratimi i paketës së reformës në drejtësi nga parlamenti shqiptar shpresoj të jetë çështje ditësh. Kjo do përbënte një hap të madh përpara në procesin e integrimit drejt Bashkimit Europian. Rëndësia e këtyre reformave është e qartë për të gjithë. Kjo është një paketë e madhe, një reformë komplekse, një proces sfidues qe do të ndihmonte shqiptarët për forcimin e sundimit të ligjit në vend dhe për të hapur rrugën drejt procesit të anëtarësimit në BE. Unë u bëj thirrje të gjithë politikanëve në Shqipëri të kenë parasysh përgjegjësinë që kanë. Me miratimin e Rezolutës së PE më 14 prill të vitit 2016, pjesa më e madhe e punës sonë në PE tregoi rrugën ku duhet të ecet. Tashmë është në dorën e popullit shqiptar”, – theksoi Kukan. Takimi i ardhshëm BE-Shqipëri do të realizohet në vjeshtën e 2016.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: