TIRANE– Eurodeputeti Eduard Kukan ka uruar Lulzim Bashën për rizgjedhjen si kryetar i Partisë Demokratike pak ditë më parë nga anëtarësia. Përmes një postimi në ‘Twitter’, Eduard Kukan i shpreh urime Luzlim Bashës dhe thotë se pret bashkëpunim në muajt në vijim.

“Urime për rizgjedhjen si lider i PD. Shpresoj qe lidershipi juaj të kontribuojë në të ardhmen. Pres bashkëpunim në muajt në vijim”- ka shkruar Kukan.
Screenshot005

Kujtojmë se pas humbjes në zgjedhjet parlamentare Lulzim Basha ngriu funksionet e tij për t’i hapur rrugën zgjedhjeve brenda PD. Ai kandidoi përballë Eduart Selamit, ku fitoi me diferencë madhe votash duke u rizgjedhur në krye të PD.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: