Kukësi i ka idetë e qarta dhe nuk kërkon të largohet nga Liga e Kampionëve pa lënë gjurmë. Këtë e vërteton më së miri afrimi i tretë brenda ditës në skuadër i cili është i një cilësie të lartë, të paktën kështu vihet re nga skuadrat në të cilat ka qenë pjesë.

Spanjolli Albert Serran është një futbollist i dalë nga akademia e Espanjolit dhe në të kaluarën ka qenë pjesë e “Championship” në Angli me skuadrën e Swansea City si dhe pjesë e “Segunda Divizion” ku ka milituar me Alcorcon. Para se të transferohej te Kukësi, mbrojtësi 32-vjeçar e mbylli sezonin me skudrën qipriote të Doxa.
19260305_1193663077445704_6821672860714482079_n
Zyrtarizimin e lajmit e ka bërë vetë klubi në faqen zyrtare ku cilëson se me futbollistin kanë arritur një marrëveshje njëvjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër.

Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur në ambientet e klubit verilindor, Serran ka treguar arsyen pse zgjodhi Kukësin.

Ëndrra për të luajtur në Ligën e Kampionëve

“Kukësi më dha mundësinë për të luajtur në Ligën e Kampionëve. Që kur kam qenë fëmijë kam ëndërruar të luaj në këtë kompeticion dhe kjo është një nga arsyet se përse unë jam këtu.

E njoh historinë e klubit dhe e di që jam bërë pjesë e një skuadre që ka kaluar tre ture në Europë përpara disa sezonesh. Prej vitesh Kukësi është në majat e futbollit shqiptar dhe këtë vit ja doli të fitonte edhe titullin kampion. Jam i lumtur për këtë fakt sepse jam bërë pjesë e një prej skuadrave më të mira të kampionatit shqiptar.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb