Kukësi i është futur punës për të gjetur zëvendësuesin e portierit Enea Koliçi, i cili ka vendosur të mos vazhdojë aventurën me kampionët e Shqipërisë. Verilindorët janë duke studiuar dy alternativa, të dy portierë shqiptarë që e ka zhvilluar karrierën e tyre jashtë Shqipërisë.

I pari është Ilia Melka, 27-vjeçari nga Pogradeci i cili është rritur në Greqi. Në sezonin e kaluar ai ishte pjesë e skuadrës së kategorisë së dytë greke, Panserraikos, me të cilën u aktivizua në 14 takime.

“Panorama Sport” ka mësuar se alternativa e dytë është 20-vjeçari Alesio Abibi. Ish-portieri i kombëtares shqiptare U-19 ka mbetur pa skuadër spse skuadra e kategorisë së tretë spanjolle, Eldense, u shkri nga drejtuesit pas një humbjeje 12-0 me Barcelonën B, e cila rezultoi të ishte një ndeshje e trukuar.

Alesio-Abibi

Abibi ka lindur dhe është rritur në Itali, ndërsa Kukësi do të ishte aventura e tij e parë në Shqipëri në rast realizimi të transferimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: