Për herë të parë pas 28 javësh Partizani do udhëheq me +2 pikë kampionatin dhe kjo sepse Kukësi nuk ka arritur të mposhtë Vllazninë në “Zeqir Ymeri” duke u ndalur me rezultatin 0-0.

Verilindorët e patën tepër të vështirë të shënonin në portën e shkodranëve duke u ndarë me 1 pikë nga kjo ndeshje. Pas shumë javësh si kryesues, ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka i duhet të lejë vendin e parë Partizanit pas fitores që korrën dje 2-0 kundër Luftëtarit.

Pas 28 javësh në kategorinë superiore, Kukësi renditet i dyti me 56 pikë, 2 më pak se kryesuesit nga kryeqyteti, ndërsa Vllaznia mban pozicionin e 5 me 36 pikë, po aq sa Luftëtari.

asddsdad
Në takimin tjetër të orës 16:00, Laçi-Korabi, fitues kanë dalë vendasit të cilët nuk e patën të vështirë të mposhtin dibranët e pamotivuar të cilët kanë siguruar rënien nga kategoria.

Kurbinasit mposhtën brenda pak minutash miqtë të cilët pësuan golin e parë në të 4-t minutë dhe të dytin në të 11-n. Më pas Laçi ul ritmin dhe gjatë gjithë pjesës së mbetur vendos të administrojë duke ruajtur energjitë për sfidën e ardhshme.

Laçi pas fitores shkëputet me 3 pikë nga Flamurtari i vendit të 9-të që aktualisht është i rënë një kategori më poshtë, me 28 pikë, kundrejt 25-së të vlonjatëve që luajn sfidën e tyre nesër kundër Skënderbeut.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb