Pas 3 zyrtarizimeve ditën e djeshme, Kukësi është pranë firmës me një tjetër futbollist i cili pritet t’i fuqizojë së tepërmi verilindorët në repartin ofensiv.

Marquinhos do Sul, 23 vjeç, i cili është prodhim i klubit të famshëm Vasko De Gama në Brazil, sipas “panorama sport” ka arritur akordin me ekipin kampion të Shqipërisë. Futbollisti ka karakteristika sulmuese dhe preferon krahët, ku më i preferuari është i majti.
marquinhos_marcelosadio
Tre vite më parë, ai ka debutuar me Vasko De Gamën në kampionatin brazilian. Më pas ka luajtur për klube si Cabofriense, Central dhe Baiano. Prej disa ditësh menaxherët e klubit të Kukësit po bisedojnë me agjentin e lojtarit dhe në parim kanë arritur marrëveshjen.

Mësohet se teknikut Ernest Gjoka i ka pëlqyer shumë braziliani dhe për më tepër se është futbollist krahu. 23-vjeçarit i është prerë edhe bileta për në Shqipëri dhe që sot pritet të bëhet zyrtarizimi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb