Kukësi ka zhvilluar sot miqësoren e dytë të fazës përgatitore që po zhvillon nën drejtimin e trajnerit të ri Mlladen Milinkoviç. Tekniku serb i ka matur forcat e të tijve në një test kundër skuadrës së Dinamos. Takimi u zhvilluar në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes.

Kampionët fituan me rezultatin 2-1 falë golave të realizuar nga Ndriçim Shtubina dhe Kale në fillim të pjesës së dytë. Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në miqësoren e parë të zhvilluar para disa ditësh, Kukësi barazoi me rezultatin 3-3 përballë Lirisë së Prizrenit./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: