Pas fitimit të titullit kampion, Kukësi ndodhet në proces tranzicioni sa i përket organizimit. Shumë lojtarë pritet që të largohen nga radhët e ekipit, por njëherësh do të ketë edhe “goditje” të mëdha në merkato. Presidenti kërkon me çdo kusht që të ketë një ekip konkurrues për Kupat e Europës.

Por, para se të zyrtarizohen përforcimet, klubi po qartëson situatën e lojtarëve aktualë. Çdo gjë varet prej stafit teknik. Gjithsesi, ky vendim lidhet më së shumti për lojtarët titullarë (e atyre që janë pa kontratë), ndërsa për të tjerët, shumë kanë ikur dhe disa të tjerë janë në listë pritjeje.

Gjithsesi, kjo javë dhe fillimi i javës së ardhshme do të vendosë “piketat”. Përpos situatës së paqartë, drejtuesit kanë përpiluar listën e lojtarëve që kanë në plan, ndonëse disave u përfundon kontrata pas Kupave të Europës.

ENEA KOLIÇI

Kukësi fillon me portën, ku Enea Koliçi ka bërë një sezon të shkëlqyer, të cilit i përfundon kontrata mbas Kupave të Europës. Portieri është në planet e klubit, por natyrisht që pogradecari do kërkojë kontratë tjetër në kohë dhe në vlerë.
Kolici-Kukesi-470x313

ALBI ALLA
Njëlloj si bashkë- patrioti i tij Enea Koliçi, edhe mbrojtësi shtatlartë pritet të mbetet pjesë e Kukësit, nëse nuk do të ketë ndonjë ofertë serioze nga kampionati grek. Por Alla pritet të nënshkruajë një kontratë tjetër në vlerë monetare.

YLLI SHAMETI
Gjirokastriti ka qenë një nga shtyllat e këtij Kukë- si, i cili ka mbajtur një peshë të madhe mbi shpatulla. Tiparet e Shametit dhe pjekuria e madhe ka bërë që qendërmbrojtësi të jetë një domosdoshmëri për Kukësin e së ardhmes. Me shumë gjasa, klubi do t’i ofrojë një kontratë dyvjeçare me parametra të tjerë financiarë.shameti-hallaci-470x313

ZHAN KARIOKA
Braziliani është një nga lojtarët më inteligjentë të Kukësit dhe çdo trajner do të donte ta kishte në ekip, ndaj drejtuesit pritet që t’i ofrojnë një kontratë të re Kariokës.

IZAIR EMINI
Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia është në planet e klubit dhe do t’i ofrohet një kontratë e re. Emini ka disa oferta nga klube në Maqedoni, por interes kanë shfaqur edhe ekipe shqiptare.lena-dhe-emini-470x232


NIJAZ LENA

Mesfushori është në pikëpyetje nëse do t’i ofrohet apo jo një kontratë e re me Kukësin.

MATIJA DVORNEKOVIÇ
Kroati u afrua te Kukësi nga ish-trajneri Klodian Duro dhe rezultoi efikas për skuadrën. Problem për Dvornekoviç mbetet rroga e tij e lartë, ndaj me shumë gjasa palët do të ndahen.

ELTON KALE

Braziliani erdhi si një përforcim i rëndësishëm në merkaton e janarit. Shtatshkurtri bëri disa ndeshje të mira, por akoma te Kukësi nuk janë të bindur tek aftësitë e futbollistit. Për momentin, e ardhmja e tij te Kukë- si është në dyshim.

PERO PEJIÇ
Golat e shënuar flasin vetë për atë që ka dhënë sulmuesi kroat te Kukësi. 34- vjeçari ka shënuar 28 gola në kampionat duke qenë një nga kontribuesit kryesorë që Kukësi doli kampion. Por, dilema e klubit është ta mbajnë apo jo Pejiçin, duke qenë se edhe mosha bën të veten.
pejic1-470x313

Nga ana tjetër, më të mirë se kroati nuk mund të gjesh në kampionatin shqiptar, pasi të siguron një numër të madh golash. Problem tjetër për Pejiçin është çështja e pagës së tij.

Kroati paguhet 7 mijë euro në muaj, ndërkohë që vetë sulmuesi kurrsesi nuk pranon ulje rroge, plus ofertat e shumta që ai ka marrë nga jashtë Shqipërie, por edhe nga Superiorja. Kështu që asgjë nuk dihet si do shkojë puna.
Kukesi-470x552

NËN KONTRATË
Kapiteni Hallaçi, Simon Rrumbullaku dhe Eni Imami dhe Besar Musolli janë lojtarët që kanë kontratë edhe për sezonin e ardhshëm te Kukësi.

LARGIMET
Nga Kukësi deri tani janë larguar Kushtrim Lushtaku, i cili ka nënshkruar me Trepça ’89, Bedri Greca, Klaudio Çema, Lukas Rangel. Në listën e pritjeve janë Entonio Pashaj, Rexhep Memini, Sindrit Guri./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: