TIRANË- Mbrëmë ekipi i futbollit të Kukësit u shpall kampion i Shqipërisë. Pavarësisht kontestimeve dhe dhunës në stadium, futbollistët e këtij ekipi ngritën lart kupën e kampionëve për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar.

Këtë moment edhe ish-kryeministri Sali Berisha e ka parë si një çast historik. Në një status në “Facebook”, Berisha uron të gjithë futbollistët, tifozët dhe qytetarët e Kukësit për kurorën mbretërore.

“Kukësi merr kurorën e mbretit të futbollit shqiptar!
Urimet më të përzemërta trajnerit, futbollistëve të ekipit që bënë historinë, tifozëve dhe mbarë qytetarëve të Kukësit për kurorën mbretërore të futbollit shqiptar! sb”, shkruan Berisha.

Berisha per Kukesin

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: