Në orën 16:00 janë luajtur tre ndeshjet e parë të Superligës për javën e 33-të të kampionatit të futbollit.

Kukësi ka mundur minimalisht me rezultatin 1-0 Flamurtarin në “Zeqir Ymeri” duke marrë edhe një tri pikësh i cili e afron më shumë drejt objektivit të titullit kampion.

Verlindorët janë treguar cinik dhe vetëm falë Pero Pejiç që ekzekutoi me një mjeshtëri një goditje dënimi, arrin të ruajë të paktën edhe për një javë kreun e rënditjes. Ndërkohë që vlonjatët bëjnë një hap fals sa i përket luftës për mbijetesë.

Flamurtari renditet në vendin e 7-të me 35-së pikë, 3 më pak se Laçi i vendit të 9-të i cili luan nesër kundër Partizanit në kryeqytet.
taku-470x264
Në sfidën tjetër të luajtur në “Selman Stërmasi”, duhej të vinte ndeshje kundër Korabit të rënë nga kategoria që Tirana të merrte fitoren e parë për vitin kalendarik 2017-të. Bardheblutë triumfuan 2-0 duke marrë tri pikët aq të nevojshme për luftën në “zonën e ftohtë”.

Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa iu fal golave të Edeh dhe Taku në pjesën e dytë. Pas javës së 33-të, Tirana pozicionohet e 8-a me 35-së pikë, 3 më shumë se vendi i fundit që bie nga kategoria.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb