Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Kultivimi i bostanit, fermerët në Fier: S’i përballojmë dot tarifat e larta doganore, po i shesin shumë lirë

bostan-890x395

FIER– Zona e Kafarajt, në Fier, është mjaft e njohur për prodhimin e bostanit me bio e më të shijshëm në republikë siç e vlerësojnë fermerët.

Por edhe pse një ndër zonat me prodhimin më të lartë në vend, vështirësitë e fermerëve në Kafaraj për të shitur prodhimin e tyre sa vijnë dhe shtohen. Shqetësuese sipas tyre mbeten tarifat e larta doganore me Kosovën.

Vitet e kaluara një ndër prodhuesit më të mëdhenj të bostanit në zonë Mystehak Lanaj, mbushi dhjetëra trajlera me bostan drejt Kosovës, por në ditë sot mezi furnizon një trajler.

Fermeri thotë se e tregton bostanin me çmim aq të ulet sa dhe kostoja e prodhimit nuk justifikohet.
Nevoja e shtetit ndihet shumë në këtë zonë për t’i dhënë një zgjidhje situatës që po falimenton fermerët.

Çdo vit kjo zonë prodhon mijëra ton bostan, duke furnizuar jo vetëm tregun vendas, por edhe atë kosovar.

Një tregtar nga Kosova shprehet se prej 10 vitesh e merr këtë produkt në Kafaraj për ta tregtuar në Prishtinë.

Ai thekson se të dy shtetet, si Shqipëria dhe Kosova duhet të bëjnë më shumë lehtësira doganore, si dhe duhet t’i japin më shumë prioritet prodhimeve të Shqipërisë, në mënyrë që edhe fermerët shqiptarë të përfitojnë më tepër.

Rreth 50 tonë është sasia e prodhimit të bostanit që fermeri parashikon se do të shkojë dëm.
Pavarësisht se gjendja është demotivuese dhe mundi i tij dhe familjes nuk po shpërblehen siç duhet, ai thotë se sërish do të marrë kredi për ta kultivuar vitin tjetër siç ka bërë 21 vite rresht.

(el.sp/BalkanWeb)



Komente ( 2 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.