SHKODËR-Policia e Shkodrës ndërmori sot një plan për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, duke bërë kështu monitorim nga ajri dhe toka. Burime zyrtare bënë me dije se kontrolle u ushtruan në Njësinë Administrative Postribë, në fshatrat Vilez, Ura e Shtrenjtë, Prekal, Domen dhe Omaraj.

Po ashtu edhe në Njesinë Administrative Pult, në fshatrat Sume, Likaj, Kasnec, Marknonaj, Bjeshka Kondaç, Lugina e Kirit, Pog, Gjuraj, Boks, Xhan, Mgull, Plan, Kuje dhe Kir. Policia ushtroi kontroll edhe në Njesinë Administrative Guri i Zi, në fshatrat Mazrek, Shpor, Dervishaj, Brahimaj, Nderfusha, Kodrat e Shengjergjit, Boç, Hundza, Gjoç, Ndersana, Geraj, Majç, Gjetkukaj.

Gjatë monitorimit dhe kontrollit të zonave nuk u evidentua asnjë parcelë e kultivuar me bimë narkotike. Operacioni i monitorim -kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike do vijojë edhe në ditët në vazhdim nga ajri dhe toka.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: